13 nëntor 2010

Zamparini: "Calciopoli? Një fuqi ka zëvendësuar një tjetër"

Palermo (Itali)- Mauricio Zamparini nuk është tërhequr aspak përballë vullnetit të tij për të shitur Palermon pas atij zhgënjimi të madh dhe problemeve që kanë ndodhur në humbjen kundër Milanit të mërkurën në mbrëmje, përkundrazi, i intervistuar nga 'Corriere dello Sport', shpjegon që koha e largimit të tij mund të jetë shumë e shpejtë: "Mendoja, se do të ishin më të gjatë. Ndërkohë në realitet, atë që kam gjetur, më kanë bërë me dije që janë pesë ose gjashtë pretendentë. Palermo është një realitet që ka mundësi të mëdha. Tifozët nuk do ti abandonoj, do të garantoj që kush do të mbërrijë do të jetë më i mirë se unë".

Presidenti i Palermos shpjegon më pas që problemi që është denoncuar nga ai nuk është vetëm në lidhje me gjykimin e një ndeshje, por një problem shumë më i madh dhe për këtë mobilizimi duhet të jetë tranversal, nga ana e të gjithë mediave dhe skuadrave të vogla, që janë përndjekur në këtë periudhë: "Këtu është një president i arbitrave që shprehet: jemi të gjithë korrektë, të gjithë të pakorruptueshëm. Pastaj mbërrin Banti ose ai Ruso, që ka prodhuar dëme të pallogaritshme në atë ndeshje Breshia-Roma. Një arbitër i tillë nuk duhet të kishte arbitruar më asnjëherë, për gjatë të gjithë sezonit, ndërkohë e kanë vendosur në derbi, e kanë promovuar. Penalltia që nuk i është dhënë Barit në ndeshjen me Milanin është e pastër, por ndërkohë në të njëjtën javë të kampionatit, i kanë dhënë Juventusit dhe Interit penallti që nuk janë". "Unë dëshiroj të krijoj një lëvizje opinionesh që nuk ka të bëjë vetëm me futbollin, por që ka të bëjë me të gjithë vendin, vazhdon më tej Zamparini. Do të doja që tifozët e Palermos, duke u bashkuar me ato të Barit, me ato të të tjera qyteteve të organizonin një marshim në Romë, 500 mijë persona për të thënë që ky futbolli në këtë vend nuk funksionon. Tifozët janë gjëja më e pastër në këtë sport. Dal i humbur, njëqind përqind. Calciopoli ka qenë vetëm një instrument për të zëvendësuar një fuqi me një tjetër fuqi. Atyre nuk i interesojnë vlerat sportive: në fillim fitonte Juventusi, tani fiton vetëm Interit… Calciopoli ka qenë vetëm një luftë e një pushteti kundër një tjetër pushteti: i riu ka larguar të vjetrin. Dhe asgjë nuk ka ndryshuar në sportin tonë".

Dedikimi final në komentin e Zamparinit është për Adriano Galianin: "Çfarë kam për t'i thënë? Asgjë. Galianit në llogarinë e tij i shkon gjithçka mirë, ai është një menaxher, ashtu siç ka qenë Xhiraudo: nuk i intereson aspak, nëse fiton me një penallti që nuk është, nuk i intereson aspak nëse Cesena dështon, sepse të gjithë paratë i janë dhënë Milanit… Galiani është i zakonshëm në këtë mënyrë të të menduarit, duke parë edhe vitet që ka kaluar në këtë sport: të fitojë gjithmonë, mënyra sesi nuk ka aspak rëndësi. Ja se përse them që këto njerëz duhet të largohen nga ky sport: të shkojnë të merren me ndonjë punë tjetër, kjo botë ka nevojë për njerëz të ndershëm dhe të sinqertë".