13 nëntor 2010

Serie A kërcënohet sërish me grevë

Asociacioni i Futbollistëve Italianë ka njoftuar se do të futet në grevë nëse nuk arrihet marrëveshja me ligën deri më 30 nëntor, përcjellin mediumet italiane të premten. Asociacioni dëshiron një marrëveshje të re kolektive, pasi në mungesë të saj skuadrat po kanë të drejta të mëdha ndaj futbollistëve. Marrëveshja e mëparshme ka përfunduar në fund të edicionit të kaluar. "Ne shpresojmë të arrijmë marrëveshje, por nëse nuk arrihet deri më 30 nëntor, atëherë do të nisim grevën. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri më 30 nëntor", ka thënë sekretari i përgjithshëm i Asociacionit, Gianni Grazioli...