11 nëntor 2010

Mishel Platini, artist dhe gjeni i topit..

Mishel Francois Platini, artist dhe gjeni i topit, ka lindur në 21 korrik 1955 në Francë, në Joeuf. Mishel është djali i dytë i familjes Platini, restaurues me origjinë italiane. I riu Mishel fillon të godasë për herë të parë topin, duke ndjekur babain Aldo, kapiteni i skuadrës së të rinjve, Jovincene, në stërvitjet dhe ndeshjet e tija. Me kalimin e kohës, Mishel përmirëson teknikën e tij dhe arrin të luajë në skuadrën e parë të qytetit të lindjes Joeuf. Pastaj, në pak muaj emri i Mishel Platini është në gojën e të gjithë seleksionuesve më të mirë në botë. Në vitin 1972, Platini kalon tek Nancy; luan në fushat më të rëndësishme të kategorisë së parë franceze për herë të parë në sezonin 1972-1973, duke debutuar si allë e krahut të majtë në ndeshjen e Nancys kundër Nimes. Në moshën 18 është zgjedhur si regjisor në qëndër të fushës. Në vitin 1976, Platini debuton në skenën ndërkombëtare: shënon e golin e tij të parë me fanellën e kombëtares franceze në 27 mars në Parkun e Princave në Paris, kundër Çekosllovakisë. Në të njëjtin vit është zgjedhur për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Montreal. Fiton më pas Kupën e Francës me Nancy, duke shënuar golin e fitores kundër Nicës. Mishel Platini i pëlqen shumë edhe adolshentëve franceze, por në fund të vitit 1977 i ka shkaktuar atyre një zhgënjim: në 27 dhjetor martohet me një studente të ekonomikut, edhe ajo si ai vajzë e disa prindërve italianë. Nga martesa e tyre do të lindin dy fëmijë. Emri i Platinisë është ngjitur përfundimisht në majat e botës si talent i madh kur në të njëjtin vit është renditur në vendin e tretë të klasifikimit për Topin e Artë. Ka marrë pjesë në Botërorin e futbollit 'Argjentinë 1978', duke ofruar një pjesë të madhe nga klasi i tij, por jo të gjithë shokët e tij të skuadrës janë në të njëjtën lartësi e numrit 10 dhe Franca është eliminuar shumë shpejt nga skuadra e shtëpisë, që më vonë do të fitojë edhe titullin botëror. Në 31 maj të vitit 1979, Mbreti i goditjeve të dënimit, kështu është cilësuar për shkak të goditjeve të tija të shkëlqyera, luan ndeshjen e tij të fundit me Nancy, duke shënuar dy gola kundër Lilës; firmos një kontratë me Saint Etiene. Në vitin 1981, ka marrë për herë të parë titullin kampion i Francës në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Bordosë; rezultati final është 2-0, Platini është autor i të dy golave: një hero për atë qytet. Në vitin 1982, ka udhëhequr Francën drejt vendit të katërt në Botërorin spanjoll, duke u zbuluar si njeriu ndeshjen në gjysëm finalen e tmerrshme të humbur kundër Gjermanisë Perëndimore në Sevilja.

Kalimi tek Juventusi

Pasi ka shkëlqyer në kompeticionin botëror që është zhvilluar në Spanjë, numri 10 i Francës është blerë nga Juventusi, i zgjedhur nga Xhiani Anjeli personalisht për shkak të 'fantazisë' që francezi tregon në fushën e lojës. Mishel Platini kalon tek Juventusi për 880 milionë lireta, që duhet të paguhen për dy vite. Në momentin e firmosjes së kontratës, francezi insiston në një pikë të vetme: të qëndrojë i disponueshëm në 100% për kombëtaren franceze. Në sezonin e parë 1982-1983, Platini vërtetë nuk është parë ende: nuk janë momente të lehta. Shumë shpejt skuadra bardhezi do të humbasë titullin kampion përballë Romës, dhe finalen e Kupës së Kampionëve (dhjetë vite pas të fundit) kundër Hamburgut. Platini dhe Juventusi mund të ngushëllohen me Kupën e Italisë dhe titullin e lojtarit më të mirë në Europë: Platini fiton "Topin e Artë" të parë në karrierë. Në vitin 1984, ka ardhur dhe momenti i hakmarrjes; me Juventusin arrin dhe suksesin e parë europian në finalen e Kupës së Kupave kundër Oportos (2-1), fiton përsëri 'Topin e Artë' dhe fiton kampionatin italian, i konsideruar si më i vështiri në botë, duke arritur të fitojë dhe klasifikimin e golashënuesve. Tifozët juventinë çmenden për Mbretin e ri. Por, viti 1984 nuk ka mbaruar akoma: shkëlqen dhe me Francën, duke arritur të fitojë Kampionatin Europian të fituar në shtëpi. Viti 1985 është një tjetër vit i mbushur me suksese, por në të njëjtën kohë edhe me shumë trishtim siç e ka konfirmuar edhe ai vite më vonë. Në 29 maj falë një penalltie të Platinis, Juventusi është në majën e Europës, duke arritur të fitojë Kupën e Kampionëve, por në atë mbrëmje në stadiumin e Heysel të Brukselit, mbi gjithçka do të kujtohet për kronikën e tragjedisë që ka sjellë disa të vdekur, që janë provokuar nga përplasjet ndërmjet tifozerive dhe rrëzimit të një pjese të stadiumit.
Në fund të sezonit 1985, në Itali është për të tretën herë radhazi golashënuesi më i mirë i kampionatit. Por, akoma edhe më i jashtëzakonshëm rezultati ndërkombëtar: për herë të tretë radhazi arrin të fitojë 'Topin e Artë'. Një rekord i vërtetë, për një fenomen të vërtetë. Platini është i mbushur me fansa dhe i admiruar nga kundërshtarët. Fama e tij kalon çdo kufi dhe emri i tij i është bashkangjitur legjendave të tjera të futbollit botëror, si Pele dhe gjermani Bekembauer. Në vitin 1986, pasi kishte fituar me Juventusin në Tokio Kupën Interkontinentale, ka arritur të fitojë edhe titullin e dytë kampion me skuadrën bardhezi dhe luan ndërkohë Botërorin e tij të tretë në Meksikë; do të jetë pikërisht Franca e Platinisë që do të eliminojë Italinë, kampione në fuqi.

Tërheqja nga futbolli

Në 17 maj 1987, pas një ndeshjeje kundër Breshias në Stadiumin Komunal të Torinos, Mishel Platini ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli. Një muaj më pas largohet edhe nga skuadra kombëtare franceze, pasi ka luajtur në plot 72 ndeshje. Krijon formacionin "Mishel Platini', tek i cili është president. Organizata ka për objektiv të ndihmojë të droguarit. Në 23 mars të vitit 1988, një vit pas ndeshjes së tij të fundit me fanelën e Juventusit, Platini organizon ndeshjen e tij të lamtumirës. Në stadium, Macel Picot të Nancy, kanë zbritur në fushën e lojës një përqendrim i rrallë yjesh: për herë të parë Pele, Maradona, Bekembauer, Tardeli, Boniek, Zof, kanë veshur të njëjtën fanelë. Katër muaj më pas, pensionisti ri është thërritur për të mbuluar funksionin e zëvendës presidentit të AS Nancy, për t'u thërritur më pas në nëntorin e vitit 1988, në drejtimin e kombëtares franceze, por mosarritja e kualifikimit për në europianin e vitit 1992 dhe polemikat e vazhdueshme e kanë shtyrë heroin francez të largohet nga kjo detyrë për t'u bërë president i Komitetit Organizator të Botërorit Francë 1988. Përveç këmbëve të arta, Platini zotëron akoma edhe sot një sinqeritet, për disa, 'një fytyrë e qeshur' të bashkuar me një sportivitet të madh, cilësi që, sëbashku me një dashuri të madhe për futbollin, i kanë dhënë mundësi të jetojë një karrierë të shkëlqyer si drejtues dhe organizator i shkëlqyer, duke kulmuar me zgjedhjen e tij si president të Uefa, pozicion të cilin e mban akoma edhe sot.

Karriera si lojtar, sukseset ndërkombëtare:
72 ndeshje ndërkombëtare me Francën (41 gola) dhe një Kampionat Europian në vitin 1984.

Skuadrat:

Nancy (Francë) nga 72/73 deri në 78/79- në Ligue 1 dhe 2 (98 ndeshje) Saint Etien (Francë) nga 79/80 deri në 81/82 me 107 ndeshje dhe 58 gola të shënuar Juventus (Itali) nga viti 81/82 deri në 86/87 me një total ndeshjesh prej 224 dhe 104 gola të shënuar.

Suksese me skuadrat e klubeve
Kupa e Francës në 1978 me Nancy
Kampionati francez në 1981 me Saint Etien

Juventusi:

2 tituj kampion (1983/1984, 1985/1986)
1 Kupë Italie (1982/1983)
1 Kupë Kampionesh (1984/1985)
1 Kupë Kupash (1983/1984)
1 Superkupë Europe (1984)
1 Kupë Interkontinentale (1985)


Të tjera:

Ka arritur të fitojë 3 herë Topin e Artë në vitet 1983, 1984, 1985
Ka fituar tre herë titullin e golashënuesit në Serinë A