12 nëntor 2010

Kasano te Parma, s’është një çmenduri

Mungesë respekti, shqetësim, por edhe kërcënime. Janë këto pikat kryesore të akuzës së formuluar të Sampdorias në Ligë kundër Antonio Kasanos. Garrone kërkon zgjidhjen e njëanshme të kontratës. Një verdikt që do ta lejonte klubin blukaltër të mos i japë 5 milionë euro Real Madridit për Antonion që ishin si kusht nëse do të zgjidhej kontrata.

Por e ardhmja e Kasanos mund të jetë sërish Italia. Parma po punon mbi një hipotezë për një kontratë 6-mujore për 1 milionë euro me opsion për rinovim. Dhe fantazisti do të ishte gati, pasi nuk kërkon të humbë kombëtaren.