12 nëntor 2010

Juventus-Triada, sinjale paqeje

Juventusi ka tërhequr padinë që kishte paraqitur kundër Antonio Xhiraudos, Luçiano Moxhit e Roberto Betegës në kuadër të procesit për bilancet e menaxhimit të vjetër të klubit bardhezi. Ky vendim u mor në mjedise gjyqësore të Torinos. Vitin e shkuar “Triada” ishte paditur në shkallën e parë. Por tani gjykatësit po diskutojnë vetëm shkelje të tjera të klubit nga ana e tyre. Tërheqja e padisë do të thotë një sinjal pozitiv dhe paqeje mes drejtuesve të rinj juventinë dhe ish-drejtuesve të vjetër, të cilët akuzohen për skandalin e 2006-ës.