Juventus planifikon që gjatë afatit kalimtar të janarit të paraqesë ofertë për mbrojtësin e Fulhamit, Brede Hangeland, kanë bërë të ditur mediet angleze të premten.
Reprezentuesi norvegjez spekulohet se ka zgjuar interesim nga gjiganti italian, që thuhet se është i gatshëm të paguajë 6 milionë funta për transferimin e tij në Torino.
Hangeland ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2013, por klubi mund të jetë i hapur për shitjen e tij në rast se merr ofertë të volitshme...