11 nëntor 2010

Bufon nuk largohet, Amauri me probleme, Sisoko duhet të shfrytëzojë shanset e fundit

Torino (Itali)- Tre çështje të mëdha janë në qendër të vëmendjes këto orë në qendër të vëmendjes në Vinovo, qendrën stërvitore të Juventusit. Tre çështje të lidhura fort me merkaton. E para, ka të bëjë me Xhianluixhi Bufonin. Portieri bardhezi siç thuhet nga të gjithë është me siguri një lojtar, që do të largohet. Manchester Junaitid e kërkon dhe është një tentacion shumë i fortë për portierin italian. Për këtë çështje është shprehur përsëri edhe menaxheri i tij, Silvano Martina, që nga faqet e gazetës italiane 'Corriere dello Sport' ka siguruar të gjithë për të ardhmen e Bufon: "Asnjë nuk ka thënë ndonjëherë që Bufon do të largohet, shprehet menaxheri, në këtë moment ka pasur një dëmtim serioz është duke punuar fort për t'u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur. Le ta lëmë të qetë të rikuperohet. Kur do të mbërrijë momenti do të kthehet të stërvitet me skuadrën. Nuk ekziston asnjë çështje, presim Bufonin sa më shpejt në fushën e lojës: Juventusi nuk ka asgjë për t'u ndjerë keq"... 

Një tjetër lojtar që ka probleme është sulmuesi italo-brazilian Amauri. Ish- bomberi i Palermos vjen pas një fillim sezoni shumë preokupues dhe në ndeshjen me Breshian dje në mbrëmje ka qëndruar në tribunë: "Në këto javët e fundit ka pësuar shumë dëmtime dhe ka pasur shqetësime fizike, ka shpjeguar Del Neri në konferencë për shtyp, duke parë që ka sakrifikuar shumë për skuadrën. Sforcot e tija nuk janë vlerësuar dhe as nuk janë kuptuar kështu që menjëherë kanë mbërritur gjykime jo të sakta që e kanë mërzitur shumë lojtarin: duke parë që nuk më pëlqen t'i vendos lojtarët e mi në situata të vështira, nga ky moment e në vazhdim do të luajë vetëm ai lojtar që do të jetë në 100 përqind të formës dhe ai lojtar që mund të më garantojë maksimumin e rendimentit edhe një minutë të vetëm". Në gjurmët e Amaurisë tashmë është vendosur Napoli, por edhe disa shoqëri të ndryshme angleze dhe gjermane që vazhdojnë të besojmë tek italo-braziliani. Në fund, por jo nga rëndësia, është çështja Momo Sisoko. Mesfushori nga Mali në këto ndeshjet e fundit deri në përfundimin e fazës së parë do të luajë shanset e tija për të qëndruar në Torino. Nëse, siç shkruan gazeta torineze "Tuttosport", do të tregojë se meriton të mbajë veshur fanelën bardhezi do të qëndrojë në Vinovo, në të kundërt Volsburgu është mbrapa derës dhe gati të marrë shërbimet e mesfushorit afrikan….