13 nëntor 2010

Bonuçi: "Me Romën nuk duhet të gabojmë"

Barazimi me Breshian e ka mërzitur disi Leonardo Bonuçin. Mbrojtësi që është kthyer të formojë dyshen e qëndrës së mbrojtjes me Kielinin, dëshiron të blindojë mbrojtjen kundër Romës: "Një mëkat i madh barazimi kundër Breshias. Kundërshtarët tanë kanë qenë në lartësinë e situatës, por ne kemi pasur mundësi të merrnim tre pikët dhe të ishim më të avantazhuar në klasifikim". Klasifikimi, ndërkohë është akoma i ngushtë, Milani është vetëm katër pikë përpara dhe kampionati është më i hapur se kurrë. "Asgjë nuk është e kompromentuar. Klasifikimi është sigurisht inkurajues dhe distanca nga Milani është e arritshme. Është, ndërkohë e nevojshme të përmirësojmë paraqitjen tonë gjatë 90 minutave në mënyrë që të mos humbasim më pikë si ato në Breshia, që në vazhdimësinë e sezonit mund të jenë të rëndësishme për arritjen e objektivave tonë. Tashmë duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme me Romën, që në këtë periudhë është duke treguar se ka arritur të kalojë problemet e fillimit dhe po shkëlqen".