Trajneri i Schalke 04, Felix Magath ka nënvizuar qartë se klubi i tij nuk është i interesuar për mesfushorin brazilian të Juventus, Diego.“Nuk do ta angazhojmë Diegon, pasi ne jemi duke ndjekur disa talente, dikush duhet të vijë këtu”, ka thënë ish trajneri i Bayern Munchen dhe Wolfsburg. Kampionati gjerman do të fillojë të premten, me 20 gusht.
Për Diegon mbetet vetëm interesimi i Wolfsburg, ia cili i ka ofruar Juventusit 17 milionë euro, por klubi italian e vlerëson 20 milionë euro, ish futbollistin e Werder Bremen.