Ish-drejtuesi bardhezi ka analizuar merkaton që kanë bërë klubet e Serisë A këtë verëLuçiano Moxhi, pavarësisht se nuk e konsideron veten një parashikues të së arfdhmes dhe pavarësisht se nuk është më një nga protagonistët e futbollit italian, nuk mund të tërhiqet mbrapa kur është fjala për të dhënë gjykime në lidhje me merkaton që kanë zhvilluar klubet e Serisë A gjatë kësaj vere.
- Luçiano, ta fillojmë nga skuadra kampione e Italisë?
- Mbetet ekipi më i mirë, por nuk më është dukur një lëvizje e goditur largimi i Balotelit. Edhe pse është e vërtetë që ka marrë një shifër të rëndësishme (28 milion euro) lojtari mund të bëjë shumë rrugë. Problemi me sjelljen e tij duhej të ishte zgjidhur nga klubi. Por, pavarësisht kësaj shitjeje, Interi është gjithsesi skuadra më e fortë.
- Mbrapa zikaltërve vjen Roma e përforcuar me Adrianon?
- Roma kërkon të lëvizë mbi bazën e mirë që ka. Ndoshta, nëse nuk do të kishte lënë të largohej Toni, mund të bënte një paraqitje më të mirë se sezonin e kaluar. Nëse braziliani tregon se është në formë të mirë, do të bëhet rivalja numër një e Interit në luftën për titull.
- Ndërsa Juventusi ka ndryshuar rrugën dhe drejtuesit. Në çfarë pike janë punimet?
- Juventusi ka bërë gjëra që nuk kanë qenë pjesë e këtij klubi për të qenë kompetitiv. Sigurisht nuk është akoma në nivelin e Interit, Romës dhe Milanit. I vetmi repart që jep me të vërtetë siguri është sulmi.
- Po merkaton e kuqezinjve si e vlerësoni? Ka bërë pak ndryshime dhe i ka besuar entuziazmit të Alegrit.
- Kanë marrë një lojtarë të dobishëm si Boateng, por nuk besoj se kaq mjafton.
- Prej këtu deri në fund të merkatos së verës duhet të presim ndonjë surprizë?
- Nuk mund të parashikoj të ardhmen. Por nëse Ibrahimoviç nuk do të shkojë tek Mançester Siti, mund të kalojë tek Milani. Eshtë lojtar i madh që mund ta ndihmojë mesfushën dhe sulmin.
- Mbrapa krahëve të katër skuadrave të mëdha është Napoli, Palermo dhe pak ekipe të tjera, jeni dakord?
- Napoli ka një skuadër mesatare, Palermo mund të bëjë diçka më shumë.
- Eshtë edhe Xhenoa që ka bërë disa blerje me ndihmën e ndonjë skuadre të madhe. Në të kaluarën kjo gjë nuk pëlqehej?
- Eshtë normale, ka ndodhur gjithmonë. Skualifikojnë Moratin dhe Preciozin që, më pas, të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre: kjo është drejtësia sportive.
- Çfarë mendimi keni për çështjen e lojtarëve jo komunitarë dhe për lëvizjen e Federatës Italiane të Futbollit për të ringritur kombëtaren?
- Mendoj se është një banalitet. Juventusi im i jepte 5/6 lojtarë kombëtares, Interi nuk i jep asnjë. Ky është problemi.