18 gusht 2010

Juve: Diego qëndron, në krah Krasiç ose Elia

Megjithë ofertat e shumta nga klubet gjermane, duket se braziliani Diego do të qëndrojë të paktën edhe për një tjetër sezon në Torino.
Pas përpjekjeve të ditëve të fundit, Shalke 04 dhe Volfsburgu më në fund janë tërhequr dhe në Torino janë të vendosur ta mbajnë fantazistin. Vendi i 25-vjeçarit mund të rivihet në dyshim vetëm në rast të zhvillimeve pozitive në frontin “Dzeko”. Atëherë drejtuesit bardhezi nuk do të ngurronin ta nxirrnin në shitje, për të siguruar paratë për bomberin boshnjak.

Me çështjen Diego pothuajse të përfunduar, merkatoja bardhezi rikthehet nga mesfushori i krahut, ku duket se holandezi Elia ka parakaluar në garën “kokë më kokë” serbin Millosh Krasiç. Oferta e fundit e “Zonjës” për Hamburgun është 13 milionë euro, shifër që mund të shkojë deri në 15.