13 shkurt 2010

Zyrtare: Canales lojtar i Realit

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me mesfushorin ofensiv Sergio Canales nga Racing Santander.
Mediat spanjolle kanë spekuluar më herët për këtë transferim, mirëpo disa detaje kanë shtyrë nënshkrimin zyrtar të kontratës.
“Real Madridi dhe Racing Santanderi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Sergio Canales Madrazo. Kontrata e cila do ta lidhë lojtarin me Real Madridin për gjashtë sezonet e ardhshme, do të vijë në fuqi nga 1 korriku 2010”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit madrilen. Sipas të përditshmes Marca, Reali do të paguajë 5 milionë euro për Canales, ndërsa në sezonin e ardhshëm do ta huazojë sërish te Santande