11 shkurt 2010

Zyrtare: Abate dhe Antonini në Milan deri në 2014

Milani ka bërë të ditur se Ignazio Abate dhe Luca Antonini kanë nënshkruar marrëveshje të reja deri në vitin 2014.
Të dy lojtarët kanë dalë nga shkolla e të rinjve e Milanit, por ishin dërguar në huazim te klube të tjera para se të rikthehen sërish në San Siro.
Disa muajt e fundit të dy lojtarët janë pjesë standarde e ekipit të parë, për shkak të lëndimit të disa lojtarëve të tjerë, dhe kanë treguar paraqitje të solide, për të cilën arsye klubi edhe i ka ‘qerasur’ me marrëveshje të reja.
“Ekipi i Milanit dëshiron të bëjë të ditur se lojtarët Ignazio Abate dhe Luca Antonini kanë vazhduar marrëveshjet me klubin deri më 30 qershor të vitit 2014”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit./