12 shkurt 2010

Zak-Amauri, debat i ndezur në stërvitje

Dëbora në Vinovo i ka sheshuar disi problemet, por Zakeroni dhe Amauri kanë rinxehur stërvitjen me një debat të ngjeshur dhe këmbim idesh mbi taktikën dhe rolin në fushë. Trajneri bardhezi po përpiqet të rikthejë te goli brazilianin, mungesa e të cilit është edhe motivi i krizës së Juventusit. Për sa i takon stërvitjes, Del Piero ka shpërthyer në borë me tri gola, ndërsa Xhiovinko me dy. Bufon punoi në palestër, si Trezege e Poulsen.