05 shkurt 2010

Zaccheroni shfaq taktikat e reja

Trajneri i porsaemëruar i Juventusit, Alberto Zaccheroni, ka thënë se po mundohet të gjejë formulën më të mirë që t’i kthejë Bianconerët drejt suksesit.

“Jemi duke punuar në dy fronte, sepse skuadra duhet të dijë si të ndryshojë qëndrimin edhe gjatë sezonit”.

“Kam lexuar shumë gjëra, por unë preferoj të flas për mesfushën me tre lojtarë. Po mundohem t’ua jap informacionin më korrekt lojtarëve të mi, sikur kjo të na ndihmojë të fitojmë”.

“Unë e njoh sistemin 4-3-1-2 më mirë se 3-4-1-2. do të mundohem ta shfrytëzoj këtë për ndeshjen e nesërme kundër Livornos”.

“Duhet të mundohemi të gjejmë rrugën më të shpejtë dhe më të mirë dhe duhet të jemi të mirë për të vazhduar. Unë e di se ku dua të arrij dhe do të përpiqem”, u ka thënë Zaccheroni gazetarëve