08 shkurt 2010

Wenger: Jemi jashtë garës për titull

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger pas ndeshjes së humbur 2-0 ndaj Chelseat në Stamford Bridge deklaroi se ishte një humbje që vështirë ishte për tu përtypur.
“ Është një humbje që vështirë përtypet pasi që në pjesën më të madhe të kohës, ne menduam se ishim më të mirë në fushë.”
“ Mendoj se që nga korneri i parë kur pranuam gol, ne ishim të dekoncentruar dhe më pas ajo sitautë kur e pranuam golin e dytë nga kundërsulmi nga shpërqëndroi. Sidoqoftë jam krenar me paraqitjen e djemve të mi.”
“ Ne nuk shënuam dhe kjo nuk është e mjaftueshme.”
“ Ne kishim dy situata kur është dashur të akordohet për penalti, mirëpo duhet të përgëzoni dhe mbrojtjen e fortë të Chelseat.”
“ Ne tani jemi outsider për titull, jemi jashtë garës për titull, por, ne do të luftojmë deri në minutën e fundit të kampionatit.”