10 shkurt 2010

Web faqja e Man.Utd më e vizituara

Sipas një studimi nga Futebolfinance.com, web faqja zyrtare e Manchester Unitedit është më e vizituara nga të gjitha klubet e tjera të botës.

Web faqja e djajve të kuq numëron rreth 452.7 milion vizitorë unik në vit.

Web faqja e Real Madridit pozicionohet e dyta pas asaj të djajve të kuq me 271.6 milion vizitor unik. Sipas këtij studimi ardhja e Ronaldos do të shkaktoj rritje të vizitoreve në web faqen zyrtare të Real Madridit.

Në pozitën e tretë është ajo e Bayern Munchenit me 27.8 milion vizitorë unik.

Skuadra më e mirë italiane Inter, është dhe skuadra me vizitorë më të shumtë nga të gjitha skuadrat italiane me 15.4 milion vizitorë unik.

Për të parë skuadrën numër dy të spanjës në këtë renditje ju duhet të shkoni në pozitë e dhjetë. Barcelona numëron rreth 14.3 milion vizitorë unik në vit, përafërsisht rreth 19 herë më pak se ajo e Real Madridit, rivalit të përbetuar.

Gjithnjë kemi të bëjmë me web faqet zyrtare të klubeve…

Renditja e plotë

1. Manchester United 452,7 mililon vizitorë unik në vit
2. Real Madrid 271,6
3. Arsenal 205,6
4. Bayern Múnich 27,8
5. Liverpool 23,7
6. Galatasaray 16,7
7. Olympique Marseille 16,1
8. Inter 15,4
9. Rangers FC 14,5
10. Barcelona 14,3
11. AC Milan 12,5
12. Fenerbahçe 12,3
13. Chelsea 11,3
14. Aston Villa 11,1
15. Borussia Dortmund 6,3
16. Corinthians 6,1
17. Olympique Lyon 5,9
18. Paris SG 5,7
19. Juventus 5,5
20. Manchester City 5,2