10 shkurt 2010

Villa: Nuk dua të flas për transferime

Sulmuesi i Valencias, David Villa, thotë se nuk do të flasë për të ardhmen e tij derisa të përfundojë Kampionati Botëror 2010.
Spanjolli po kërkohet nga shumë skuadra evropiane, siç janë Barcelona, Real Madridi dhe Chelsea, mirëpo sezonin e kaluar Valencia arriti që ta bindë që të mos largohet nga Mestalla.
“Unë nuk do t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve të cilat nuk kanë të bëjnë me futbollin”.
“Unë po mendoj vetëm për Kampionatin Botëror të qershorit. Vitin e kaluar unë nuk isha i përfshirë në bisedimet për transferim, ndërsa këtë vit dua të flas sa më pak për këtë punë”, ka thënë Villa.