06 shkurt 2010

Vidiç nuk shkon në Milan

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidiç, nuk planifikon të transferohet në Milan, në fund të këtij sezoni, ka insistuar menaxheri i tij, Silvano Martina. Disa të përditshme angleze kishin shkruar të premten se reprezentuesi serb pritet të largohet nga Old Trafford, gjatë verës, ndërsa kërkohet nga Milan, por edhe Real Madrid.Mirëpo, Martina ka theksuar se klienti i tij nuk e ka ndërmend të braktisë Djajtë e Kuq. “Kur një futbollist luan për një klub të madh është vështirë të ndërrojë ekipin”, tha Martina, për Calciomercato.com.