15 shkurt 2010

Vidic dhe Anderson nuk kanë udhëtuar në Milano

Manchester United është nisur sot për në Itali ku do të zhvilloj dhe ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve, dhe përpos skuadrës së plotë në këtë sfidë do të mungojnë Nemanja Vidic dhe Anderson që kanë mbetur në Manchester.

Vidic ka probleme me këmbën e tij të majtë dhe ai nuk luan. Jonny Evans ose Wes Brown do ta zëvëndësojnë atë.

Ryan Giggs mungon për shkak se është i lënduar në krah, kurse Rio Ferdinand do të luaj pasi që suspendimi i tij vlen për ndeshjet në Premier Ligë.

Skuadra e plotë: Van der Sar, Foster, Kuszczak; Neville, Brown, J Evans, Ferdinand, Fabio, Rafael, Evra; Valencia, Park, Nani, Obertan, Scholes, Fletcher, Carrick, Gibson; Rooney, Berbatov, Owen, Diouf.