16 shkurt 2010

Vermaelen luan i lënduar

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, thotë se ai është duke luajtur i lënduar.
Vermaelen thotë se dëmtimi që ai e pësoi kundër Aston Villas muajin e kaluar vazhdon t’i shkaktojë atij probleme.
“Doli se mund të luaj kundër Manchester United, por pas ndeshjes kisha disa probleme, andaj shkova edhe për një skanim. Pamë që kishte një nxirje të ashtit, dhe mbi të gjitha është aq e dhimbshme, por kjo mund të kontrollohet me barëra”, thotë Vermaelen.
Belgu thotë se ai mund të luajë pa problem, përderisa ashti ‘nuk është i thyer’ dhe nuk është gjë ‘e rrezikshme’.