10 shkurt 2010

Vata zverdhet

Futbollisti Fatmir Vata me skuadrën e Wuppertalerit pësuan humbje me rezultat minimal 1:0 si udhëtues nga skuadra e Regnesburgut, ndeshje e vlefshme e javës së 21-të të Ligës së Tretë të Gjermanisë në futboll. Vata luajti 68 minuta dhe pati lojë mjaft të mirë. Ai gjatë kësaj ndeshje zverdhet me karton dhe është zëvendësuar në minutën e 68-të nga futbollisti Braun. Regensburg fitoren e siguroi në minutën e 34-të nëpërmjet futbollistit Reichwein. Reigensburg me tri pikë të reja zë vendin e 10-të me 29 pikë, kurse Wuppertaler i fundit përkatësisht i 20-ti me 22 pikë të tubuara.