16 shkurt 2010

Valter Maxarri: Meritonim fitoren

Maxarri është shprehur i zhgënjyer pas barazimit me Interin: “Jam i kënaqur për lojën që ka bërë skuadra, sepse përsa i takon rasteve për gol dhe lojës së zhvilluar ne meritonim fitoren, - ka thënë tekniku i Napolit në përfundim të takimit me zikaltrit.
- Na ka munguar fati dhe si shumë herë të tjera kemi marrë më pak nga sa kemi merituar. Interi ka patur vetëm një rast të pastër me Pandevin. Nëse ai do të kishte shënuar nuk do të kishte qenë e drejtë. Patëm edhe ne një mori me raste”