12 shkurt 2010

Valencia: Ndeshjet kundër Milanit, më të mëdha në karrierë

Antonio Valencia thotë se ndeshjet e ardhshme kundër Milanit do të jenë më të rëndësishmet në karrierën e tij.
Mesfushori i kombëtares së Ekuadorit është në pritje të takimit të javës së ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
“Dy ndeshjet do të jenë më të mëdhatë në të cilat kam luajtur me klubin. Liga e Kampionëve është një garë e madhe dhe Milani është një prej klubeve më të mëdha. Ata kanë fituar shumë gjatë historisë e tyre dhe e kanë fituar Ligën e Kampionëve shumë herë, kjo do të jetë një test i mirë për ne”, ka thënë Valencia./