09 shkurt 2010

Tri kryendeshje në premierligë

Lideri i tabelës, Chelsea, do të ketë udhëtim të vështirë në javën e 26-të të premierligës në ballafaqim me Evertonin. Chelsea pas fitores në fundjavë me rezultat 2:0 kundër Arsenalit synon pikë të reja ndaj Evertonit me qëllim që ta ruajë kreun e tabelës. Evertonit nuk i shkon edhe aq para adhuruesve të vet me Chelsean, por mëtojnë të paktën ta ndalin një pikë. Kryendeshja tjetër zhvillohet në mes Aston Villës dhe Manchester Unitedit, kampion në fuqi. Manchester Unitedi llogaritet për një çikës favorit, për faktin se rezultatet e ndërsjella flasin në favor të kampionit. Djelmoshat e Fergusonit tash për tash radhitën në vendin e dytë me 56 pikë të grumbulluara dhe shpresojnë në ndonjë dështim të Chelseas që të përfitojnë dhe të marrin kreun e tabelës. Aston Villa mëton vendin e katërt dhe është e përqendruar me të gjitha forcat që t’i ndalë tri pikë në fushë të veten. Skuadra e Aston Villës para shikuesve të vet gjithmonë dëshmohet e fortë, por kësaj here do të ketë sfidë shumë të vështirë ndaj kampionit. Ndeshja kryesore është edhe në mes Arsenalit dhe Liverpoolit. Arsenali në pozitën e tretë me 49 pikë dhe Liverpooli i katërti me 44 pikë, janë skuadra që kërkojnë në fund të kampionatit të jenë në vendin e tretë. Arsenali dëshiron me fitore eventuale ta thellon epërsinë ndaj përcjellësit, ndërkaq Liverpooli kërkon fitore dhe t’i ofrohet më pikë.

E mërkurë

Arsenal - Liverpool 20:45
West Ham - Birmingham 20:45
Wolves - Tottenham 20:45
Aston Villa - Manchester Utd 20:45
Blackburn - Hull 21:00
Everton - Chelsea 21:00