10 shkurt 2010

Trapattoni, kandidat për Nigerinë

Giovanni Trapattoni është shtuar nga Federata nigeriane e Futbollit në listën e kandidatëve për të marrë postin e selektorit të Kombëtares.
70 vjeçari italian është aktualisht selektor i Republikës së Irlandës dhe ka kontratë deri në fund të kualifikimeve për Euro 2012. Javën e kaluar, Nigeria shkarkoi trajnerin Shaibu Amodu dhe kërkon selektor të ri për Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.
Trapattoni i është bashkuar listës së gjashtë trajnerëve që kërkohen nga Nigeria: Hassan Shehata, Guus Hiddink, Louis van Gaal, Bruno Metsu, Ratomir Dujkovic dhe Peter Taylor.