11 shkurt 2010

Toti kthehet në dispozicion për Palermon

Françesko Toti, pasi ka shkuar tek kilinika romane “Vila Stjuart”, për shkak të një fryrje të lehtë të gjurit të djathtë, duke shqetësuar kështu ambinetin verdhekuq, ka dalë prej andej i lehtësuar. Analizat e bëra, në fakt, kanë qenë negative, duke konfirmuar se kapiteni verdhekuq nuk ka asnjë problem serioz. Kështu, të shtunën, me rastin e ndeshjes kundër Palermos së Delio Rosit, Toti do të jetë në dispozicion të trajnerit Klaudio Ranieri.