12 shkurt 2010

Torres shpreson të rikthehet kundër Cityt

Mediat në Angli shkruajnë se Fernando Torres do të mund të rikuperohet më shpejt se parashikimet dhe të rikthehet në fushë në kohë për takimin kundër rivalit për pozitën e katërt, Manchester Cityt.
Torres është jashtë fushe që nga 13 janari kur u lëndua në takimin e Kupës FA kundër Reading. Spanjolli më pas bëri një operacion në Barcelona dhe sipas parashikimeve të para ai duhej të mungonte për shtatë javë.
Por mediat angleze shkruajnë se sulmuesi tashmë ka filluar të vrapojë, me të cilën gjë rriten edhe shpresat që ai të mund të jetë i gatshëm për takimin e vikendit të ardhshëm kundër Cityt.
Torres ka luajtur vetëm 19 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, në të cilin vazhdimisht është shoqëruar nga lëndimet, por edhe më tej është shënuesi më i mirë i Liverpoolit, me 12 gola këtë sezon