11 shkurt 2010

Top 5 fitoret e Italianëve kunder Anglezve

Cikli përgatitor për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve vazhdon. LajmeSport.com ju sjell pjesën e dytë të editorialeve për top 5 fitoret e anglezeve dhe Italianve ndaj njëri tjetrit.

Për ndryshim nga editoriali i djeshëm, preferova që të hulumtoj në histori, për shkak të interesimit tejet të madh të tifozëve rosoner për ripërsëritjen e historisë.

5. Arsenal 0-1 Fiorentina
Wembley, Londër, Angli, 28 Tetor 1999


Ky takim dëshmoi ekscelencën dhe magjinë e një super sulmuesi, Gabriel Batistuta.

Këtij njeriu i nevojiti vetëm një gjysmërast për të përfunduar dilemën.

Në shtëpi Trapattoni me Violën e tij nxorri një barazim. Në ndeshjen e radhës me një gjysmërast në minutën e 75 eliminoi Arsenalin.

Arsenal: Seaman, Dixon, Winterburn, Keown, Adams; Petit, Vieira, Parlour, Overmars; Bergkamp, Kanu

Fiorentina: Toldo, Di Livio, Repka, Firicano, Pierini, Rossito, Heinrich, Rui Costa, Cois, Chiesa, Batistuta

4. Juventus 3-0 Manchester United
Delle Alpi, Turin, Itali, 3 Nëntor 1976

Pasi e humbi raundin e parë në Old Trafford për një gol, Juventusi ishte përgatitur për shkatërimin e Manchester Unitedit para hiq më pak se 70 mijë tifozëve të mbledhur në Delle Alpin legjendar.

Ekipi i Juventusit përbëhej nga Roberto Bettega, Dino Zoff në portë, dhe një Scirea në mesfushë, duke e plotësuar një skuadër plot talent.

Hattricku i Roberto Bettegas vendosi këtë takim dhe konfirmoi fuqinë italiane.

Juventus: Zoff, Cuccureddu, Gentile, Furino, Morini, Scirea, Causio, Tardelli, Boninsegna, Benetti, Bettega

Manchester United: Stepney, Nicholl, Albiston, Daly, Greenhoff B, Houston, Coppell, Mcllroy, Pearson, Macari, Hill

3. Milan 2-1 Liverpool
Athinë, Greqi, 23 Maj 2007


Ndoshta nuk ishte paraqitja spektakolare e rosonerëve, por natyrisht se atyre u intereson rezultati.

Dy vite më herët në Stamboll, Milani pësoi fiasko pasi që pa Liverpoolin të rikthehej nga epërsia dhe duke u hakmarrur në penalti, dhe krejt kjo pas gabimeve amatoreske të Didës.

Në mendjen e rosonerëve ishte hakmarrja. Milani filloi ndeshjen me nervozë por në fund u mbrojt dhe nderi i italianëve. Skuadra më e mirë italiane e të gjitha kohërave u konfirmua nga sulmuesi ndoshta më i mirë i të gjitha kohërave, babai i të gjithë sulmuesve Pippo Inzaghi që me dy golat e tij (të dyshimtë për offside) u hakmorr për atë natë të tmershme të Turqisë.

AC Milan: Dida, Oddo, Nesta, Maldini, Jankulovski (Kaladze 79), Gattuso, Pirlo, Ambrosini, Seedorf (Favalli 90), Kaka, Inzaghi (Gilardino 88).

Liverpool: Reina, Finnan (Arbeloa 88), Carragher, Agger, Riise, Pennant, Alonso, Mascherano (Crouch 78), Zenden (Kewell 59), Gerrard, Kuyt.

2. Milan 3-0 Manchester United
San Siro, Itali, 2 Maj 2007

Të gjithë ata që e shohin Premier Ligën si superiore ndaj Series A, i rekomandojmë të kujtojnë këtë takim, që është zhvilluar hiq më larg se para dy vitesh.

Pasi që humbi fatkeqsisht ndeshjen e parë në Old Trafford 3-2, Milani vendosi të tregoj se ku e kanë skuadrat angleze vendin.

Milani filloi me pasime të shpejta dhe precize me lëvizje të mprehta të cilat lejuan që sulmuesit të marrin frymë dhe kjo u pa në minutën e 11 kur Kaka me një super goditje përtokë, arrin të mposht Van der Saarin që nuk i beson asaj që po sheh.

Seedorf vet ishte njeriu më i mirë i këtij takimi, pasi që i la me gishta në gojë Rooneyn dhe Ronaldon që atë natë nuk ishin asku. Seedorf shënoi për 2-0.

Skuadra e Ancelottit kompletoi demolimin pas hyrjes së Gilardinos në lojë që shënoi në minutën e 78. Kjo fitore e Milanit llogaritet si më e madhja në historinë e klubit pas debaklit bërë Barcelonës në vitin 1994, në finale të ligës së kampionëve të atij viti.

AC Milan: Dida, Oddo, Nesta, Kaladze, Jankulovski, Gattuso (Cafu 84), Pirlo, Seedorf, Ambrosini, Kaka (Favalli 86), Inzaghi (Gilardino 66).

Man Utd: Van der Sar, O’Shea (Saha 77), Brown, Vidic, Heinze, Ronaldo, Fletcher, Scholes, Carrick, Giggs, Rooney.

1. Inter 3-0 Liverpool
San Siro, Itali, 12 Maj 1965

Pas debaklit 3-1 të pësuar në Anfield e përshkruar nga legjendari Bill Shankly si “ nata më e mirë e të gjitha kohërave”, Inter vendosi t’ia djeg gishtat në ndeshjen kthyese në San Siro.

“ Liverpooli ishte eliminuar nga Armë të ftohta, sirena, mjete piroteknike dhe shishe të qelqit.”

Një ndeshje kontraverse e përshkruar me një goditje të lirë të dyshimtë e solli Interin përsëri në ndeshje. Dhe, i pmëshirshimi i njderi Giacinto Faccheti e përfundoi takimin me një gol fantastik ekipor. Liverpooli u kthye në shtëpi me vërejtje të mëdha për gjyqtarin. Interi shkoi kështu në finale të Ligës së Kampionëve.

Inter: Sarti, Picchi, Guarneri, Burgnich, Facchetti, Bedin, Suarez, Corso, Jair da Costa, Mazzola, Peiro

Liverpool: Lawrence, Lawler, Moran, Strong, Yeats, Stevenson, Callaghan, Hunt, St John, Smith, Thompson