08 shkurt 2010

Terry emocional pas përkrahjen nga fansat

Kapiteni i Chelseat, John Terry, është mjaft i kënaqur nga publiku në Stamford Bridge për mikpritjen e tyre në fitoren e mbrëmshme kundër Arsenalit.
Në fund të ndeshjes, Terry i emocionuar hodhi fanellën e tij në turmën e fansave të Chelseat, para se t’i japë Ancelottit një përqafim.
“Isha duke thënë faleminderit për paraqitjen. Do ta përqafoja çdo lojtarë të ekipit pas kësaj ndeshje, nëse do të mundja”, ka thënë Ancelotti rreth përqafimit me Terryn.
Në anën tjetër edhe menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vetëm fjalë të mira për paraqitjen e John Terryt.
“John Terry është lojtar i cili gjithmonë dëshiron të fitojë dhe ai është mjaft i fuqishëm për të ndarë atë që është jashtë fushe dhe atë që është në fushë”, ka thënë Wenger.
Terry së fundi ka qenë në qendër të kritikave për shkak të aferës me ish-partneren e ish-shokut të skuadrës, Wayne Bridge, ndërsa javën e kaluar humbi edhe shiritin e kapitenit të kombëtares.