09 shkurt 2010

Telashe në mbrojtjen e Barcelonës

Vazhdojnë problemet me mbrojtjen e Barcelonës. Në seancën e sotme stërvitore është lënduar mbrojtësi i krahut, Eric Abidal, i cili pritet të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë.
Të shtunë katalunasit mbetën edhe pa Dani Alvesin, i cili do të mungojë tri javë, ndërsa në ndeshjen kundër Getafes u lëndua edhe Yaya Toure, i cili nuk do të mund të luajë për dy javë.
Ndërkohë, për shkak të kartonëve të kuq, Marquez dhe Pique nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola në ndeshjen kundër Atletico Madridit.