05 shkurt 2010

Taddei: Roma angazhohet për arritjen e objektivave

Mesfushori i Romës, Rodrigo Taddei, ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të vazhdojnë me formën e qëndrueshme për arritjen e qëllimeve të tyre.
Fitorja e të enjtes kundër Udineses, jo vetëm që ishte një hap drejt finales së Kupës së Italisë, por njëherit ishte ndeshja e 18-të e Romës pa humbje.
“Kemi përparuar shumë pas një fillimi të vështirë dhe po angazhohemi që të vazhdojmë në këtë rrugë”.
“Po i marrim gjërat një nga një, ndeshje pas ndeshjeje. Jemi një grup i bashkuar dhe po mundohemi të japim më të mirën që t’i bëjmë tifozët të lumtur”, ka thënë Taddei për Sky Sport Italia. /