16 shkurt 2010

“Ta festojmë të gjithë bashkë Pavarësinë e Kosovës”

Në prag të miqësores midis Kosovës dhe Shqipërisë (me rastin e 2-vjetorit të Pavarësisë), trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, shprehet i lumtur që rikthehet në Prishtinë.

“Rikthehem në Prishtinë pas 30 vjetësh dhe jam i lumtur për këtë. Si lojtar i Dinamos së Zagrebit (1971-1981) kam luajtur kundër Prishtinës dhe Trepçës. Jam i kënaqur që rikthehem në Prishtinë si trajner i Kombëtares shqiptare, pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë respekti për këtë ditë të madhe. Do të festojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Josip Kuzhe.

Kuzhe kujton se nuk ka qenë aspak e lehtë të luaje kundër ekipeve kosovare në atë kohë: “Kishin ekipe të mira. Në atë kohë luaje në Ligën e Parë të Jugosllavisë dhe duhet të ishe skuadër me të vërtetë e fortë. Ndoshta tani niveli nuk është shumë i lartë, por jam i bindur se aty ka lojtarë të mirë”.