12 shkurt 2010

Superliga, Laci fiton ne ndeshjen e golave

Laci ka fituar 3-2 duelin e golave me Flamurtarin, duke konsoliduar vendin e katert ne klasifikimin e Superliges.
Lacianet e drejtuar nga Nica, supriza e ketij sezoni, kane shenuar 2 gola te shpejte brenda 6 minutave me Kajen dhe Veliajn. Memelli me golin e tij ne minuten e 26-te, rihapi lojen, por kunderpergjigja e lacianeve ishte shume e shpjete pasi 2 minuta me pas Tanushi shenoi golin e trete per Lacin.
Ne fundin e pjese se pare Grami me golin e tij i dha nje tjeter shprese skuadres vlonjate, por ne minutat e mbetura lojtaret e Flamurtarit nuk arriten dot te ndryshonin rezultatin. Fitorja e tete sezonale e ngjit Lacin ne kuoten e 31 pikeve, ndersa Flamurtari nuk arrin dot te dale nga veshtiresia pasi mbetet ne vendin e 10 me 21 pike.