10 shkurt 2010

Sunderlandi dështon të fitojë

Sunderlandi ka lëshuar fitoren nga dora në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma si mysafir i Portsmouthit.
Skuadra e Lorik Canës avancoi me epërsi minimale deri në minutat shtesë të takimit, kur vendasit arritën ta barazojnë rezultatin.
Golin për mysafirët e shënoi Darren Bent nga penalltia (12’), ndërsa Dindane barazoi në minutën e pestë shtesë (90’+5).
Duhet përmendur se Portsmouthi luajti me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 9-të kur u përjashtua Rocha, ndërsa deri në fund të ndeshjes u përjashtuan dy lojtarë mysafirë, Cattermole (54’) dhe Meyler (88’).