05 shkurt 2010

Stërvit kur ka dëshirë

Adriano, i rikthyer në atdhe pas largimit nga Inter, është këndellur plotësisht. Ai vazhdon të shënojë gola, ndërsa është mjaft i privilegjuar tek klubi i ti Flamengo. Ai është aq i veçuar saqë nuk e ka të obliguar të stërvidë çdo ditë me ekipin.
“Adriano është i privilegjuar, por mendoj se kjo është e drejtë, sepse ai vlen sa një lum me para. Nëse do ta trajtonim si futbollistët e tjerë, do të shkonte puna siç i shkoi në Itali. Nëse vendos të mos stërvisë, nuk stërvit dhe pikë. Ai mund të ushtrojë kur të dojë”, ka thënë zyrtari i klubit brazilian, Marcos Braz.
Bashkëlojtarët e tij nuk hidhërohen për tretmanin që i bëhet “l’Imperatore”-s në Brazil. Ai është bërë mjaft i dashur nga tifozët, të cilët i gëzon me gola. Pasi e fitoi titullin e golashënuesit, sezonin e kaluar, Adriano ka realizuar një tregolësh fantastik në derbin kundër Fluminense, në hapje të sezonit të ri. “Paratë nuk janë gjithçka në jetë”, ka thënë Adriano, i cili ndihet më i qetë në Brazil.