12 shkurt 2010

Spanja mendon për Nene

Spanja po mendon për futbollistin Nene. Selektori i “Furie Rosse”, Vicente Del Bosque, është duke e marrë në konsideratë mundësinë që ta ftojë sulmuesin e Monacos për miqësoren kundër Francës, që zhvillohet me 3 mars.
Nene, i lindur në Brazil, ka marrë pasaportën spanjolle, ndërsa ka luajtur për klubet Maiorca, Alaves, Celta Vigo dhe Espanyol. Ai ka realizuar 13 gola sivjet në Ligue 1, ndërsa ka zgjuar interesim të shumë skuadrave evropiane.