12 shkurt 2010

Sissoko: Ribery dhe Benitez do të ishin të shkëlqyer te Juve

Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, beson se anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, do të ishte një transferim i shkëlqyer te Zonja e Vjetër.

“Ribery është një lojtar i shkëlqyer. Po të vinte te Juve, do të ishte gjë e bukur dhe ai do të na ndihmonte shumë”, ka thënë Momo për Juventus Channel.

Ndërkohë lojtari nga Mali ka folur edhe për spekulimet, sipas të cilave, trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, verën që vjen do ta drejtojë Juventusin.

“Nëse ai vjen unë do të isha shumë i lumtur. Ai ma dha mundësinë të luaja te Valencia në moshën 17-vjeçare. Nën udhëheqjen e tij fituan një titull, ai është një strateg shumë i mirë”, ka shtuar Sissoko.