04 shkurt 2010

Shorti i Euro 2012 hidhet më 7 shkurt në Varshavë

Të dielën në kryeqytetin e Polonisë do të hidhet shorti që do të përcaktojë grupet për eliminatoret e Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Do të jenë gjashtë vazo me nga gjashtë ekipe secila dhe dy vazo me nga pesë, prej ku do të dalin 14 skuadrat që do të përballen me Ukrainën dhe Poloninë, vendet organizatore. Spanja, kampione e Europës në fuqi do të jetë një nga nëntë kokat e grupeve.

Ndarja e grupeve u bë në bazë të renditjes së UEFA-s në përfundim të fushatës së eliminatoreve për Kupën e Botës. Secili prej grupeve do të ketë një skuadër të përcaktuar dhe së bashku me një ekip nga vazoja e fundit, do të jenë gjithsej gjashtë ekipet në një grup. Faza kualifikuese e Euro 2012 do të fillojë në shtator të këtij viti dhe do të përfundojë në tetor të vitit tjetër.