10 shkurt 2010

Shefki Kuçi e nis me gola në Angli

Kuçi në minutën e 14-të shënoi golin e artë dhe të fitores me rezultat 0:1.
Shefki Kuçi nuk e harron zanatin e vjetër. Ai i kthehet golave dhe fluturimeve në Angli përkatësisht në Championship në futboll. Shefki Kuçi është trim i fitores së Swanses që shënoi me shifrat 1:0 si udhëtues kundër skuadrës së Crystal Palaces. Kuçi e mposhti ish-skuadrën e tij dhe ishte njëri prej futbollistëve më luftarakë në fushë. Ishte ndeshja e parë që e nisi titullarë dhe këtë edhe ia shpërbleu skuadrës së Swanseas me fitore të madhe që e ofron një hap drejt pjesës së lartë të tabelës që i jep mundësi të luajë në fund në garat e play-offit në luftë për të siguruar një vend për në premierligën angleze. Kuçi në minutën e 14-të shënoi golin e artë dhe të fitores me rezultat 0:1. Ish-sulmuesi i spikatur i skuadrës së Koblenzit, edhe në Angli e nisi për mrekulli dhe arriti të futet në emëroren e shënuesve me golin e parë të tij. Kuçi për Swansean luajti edhe dy ndeshjet e mëparshme, por si zëvendësues, por kësaj here trajneri ia dha edhe besimin e plotë që të nis nga minuta e parë e ndeshjes. Kuçi 90 minuta luajti shkëlqyeshëm, duke luftuar për çdo top dhe vazhdimisht ka qenë i rrezikshëm për skuadrën rivale. Skuadra e Swanseas pas javës së 30-të radhitet në vendin e pestë me 48 pikë ose shtatë pikë më pak se i treti, Nottingham Foresti, ndërsa Crystal Palace zë pozitën e 19-të me 33 pikë të grumbulluara.