06 shkurt 2010

Sezoni i fundit në Valencia

Mesfushori Ruben Baraja ka pranuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Valencia. 34-vjeçari është duke kaluar sezonin e tij të dhjetë në Mestalla, por ka mbetur jashtë formacionit të trajnerit Unai Emery. Kontrata e tij me Valencian skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk pret vazhdimin e qëndrimit në klub. “Nuk do të ketë arsye për vazhdimin e kontratës, pasi nuk jam duke luajtur. Mund të jap maksimumin në stërvitje dhe do të vazhdoj t’i ndihmojë Valencias, deri në ditën e fundit të kontratës sime”, tha Baraja.