14 shkurt 2010

Seedorf: United është Outsider

Mesfushori veteran i Milanit, Clarence Seedorf, ka lancuar një deklaratë sensacionale ku pohon se Manchester United nuk është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezonë.
Duke folur për Sky Sports para mega ndeshjes të së martës në San Siro, Seedorf favorizoi Chelsean dhe Barcelonën për triumf në garën më të madhe europiane të klubeve.
“ Manchester United është një outsider(nuk është favorit) total këtë sezonë pasi që unë mendoj se Chelsea dhe Barcelona janë favoritët absolute për triumf.”
“ Unë e them këtë sepse United kaloi nëpër një periudhë të tranzicionit, duke humbur njeriun kryesor Cristiano Ronaldo. Ata po luajnë mirë, por nuk është ai ekip që ishte vitin e kaluar.” Deklaroi Seedorf.