14 shkurt 2010

Seedorf: Manchesteri nuk do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, mendon se Manchester Unitedi nuk është skuadër e cila mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Në një intervistë për Sky Sports, holandezi ka thënë se skuadrat favorite për ta fituar këtë edicion Ligën e Kampionëve, janë Chelsea dhe Barcelona.
“Mendoj se edhe Manchesteri është jashtë gare këtë vit, sepse mendoj se Chelsea dhe Barcelona janë dy skuadrat që aktualisht janë favorite”.
“E them këtë, sepse Manchesteri ka kaluar nëpër një periudhë transitore, duke humbur lojtarin kryesor, Ronaldon. Po luan mirë, mirëpo është një skuadër ndryshe nga viti i kaluar”, ka thënë Seedorf.
Të martën mbrëma, Milani dhe Unitedi takohen në San Siro për të zhvilluar takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve. /