13 shkurt 2010

Salihi 57 minuta në humbje befasuese te Rapidit

Skuadra e Rapidit nga Vjena ishte favorite si mysafirë ndaj LASK-ut, por pësuan humbje befasisht me rezultat 4:2, në ndeshjen e javës së 20-të të Kampionatit të Austrisë në futboll. Hamdi Salihi luajti 57 minuta, por me skuadrën e Rapidit nuk deshmuan lojë aq edhe të mirë ashtu siç ishte pritur, prandaj edhe pësuan humbje. Salihi në minutën e 57-të të ndeshjes është zëvendësuar nga futbollisti Trimmel. Golat e fitores për LASK-un i shënuan: Metz (18'), Panis (26' e 52'), Saurer (78') dhe për Rapidin realizoi Hofmann (54' e 90' nga penalltia). Rapidi është lider i tabelës me 41 pikë, kurse LASK-u radhitet në vendin e tetë me 21 pikë të tubuara.