08 shkurt 2010

Rooney: Jam në formën më të mirë të karrierës

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ai është në formën më të mirë në karrierën e tij.
Rooney u shkrua në listën e golashënuesve edhe në ndeshjen e fundit të cilën United e fitoi me rezultat të thellë prej 5-0 ndaj Portmsouth.
“Mbase po luaj në formën më të mirë të karrierës time. Por po ashtu vërtet po kënaqem në futboll, pasi po shkon mirë edhe për mua e edhe për ekipin”.
“Shpresoj se mund të kryej punën në ballë të golit edhe për pjesën e mbetur të sezonit. Vërtet nuk kam vendosur ndonjë cak, vetëm dua të përpiqem dhe të shënoj kur luaj. Nëse ia dal do të jetë mrekulli, por nëse jo, shpresoj ekipi të fitojë”, ka thënë anglezi.
Rooney aktualisht është golashënuesi më i mirë në Ligën Premier, me 21 gola të shënuar këtë sezon