13 shkurt 2010

Ronaldo: Reali do ta fitoj La Ligën

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo insiston se Los Merengues mund të rrëzojnë nga froni Barcelonën në La Liga, duke shtuar se ai është i entuziazmuar që do të rikthehet.
Ronaldo mungoi në dy ndeshjet e kaluara për shkak të suspendimit me dy ndeshje moslojë. Real Madrid në këtë fazë nuk pati problem dhe mposhti lehtë kundërshtarët, madje luajti më mirë pa Ronaldon.
“ Bashkëlojtarët e bënë punë të mirë dhe luajtën shumë mirë. Me ose pa mua, Reali mund të fitoj gjithmonë. Unë besoj se se do ta fitojmë La Ligën. Shpresoj se fitoret do të vazhdojnë edhe pas ndeshjes me Xerez, pasi që më pas na pret Lyoni.”
“ Përjashtimi më përuli, por është mirë që po rikthehem me dëshirë të madhe. Unë mendoj se ishte padrejtësi, por ajo është e shkuar e harruar dhe tani jam rikthyer. Ndjehem si fëmijë.” Deklaroi Ronaldo.