04 shkurt 2010

“Revolucioni Zak”: Juventusi me tre mbrojtës

Trajneri i ri i “Zonjës”, Alberto Zakeroni, do të aplikojë skemën 3-4-3, me të cilën ka arritur rezultate në të kaluarën e tij.

Në konferencën e parë për shtyp si trajner bardhezi, Zakeroni u shpreh se do të përdorë një skemë sulmuese me katër mesfushorë, gjë që të bën të kuptosh se në mbrojtje do të jenë vetëm tre lojtarë (Legrotalie-Kanavaro-Kielini), kurse Kaseres dhe De Çelje do të luajnë në krahët e mesfushës, me Kandrevën dhe Felipe Melon në qendër.

Në këtë mënyrë, Kaseres dhe De Çelje janë lojtarët thelbësorë në këtë skemë, sepse do të lidhin mbrojtjen me sulmin, duke bërë kujdes që të mos lënë shumë hapësira nga krahët. Në qendër Felipe Melo do të jetë i palëvizshëm, kurse Kandreva do të ndërtojë aksionet sulmuese. Përpara Diego do të ketë rrugë të lirë prapa dy sulmuesve dhe do të jetë detyra e Del Pieros dhe Amaurit për të finalizuar.