16 shkurt 2010

Reja: Zarates i bën mirë konkurrenca

Pas fitores së arritur me Lacion e tij në “Tardini” ndaj Parmës, Edi Reja nënvizon me kujdes: “Duhet një muaj për të dhënë gjykime përfundimtare, - tha trajneri i Lacios. - Megjithatë djemtë luajtën mirë, nuk e besoja as unë. Do ta konsideroja një rezultat të mirë edhe barazimin”. Për Ledezmën dhe rikthimin në fushë të argjentinasit pas muajsh pa luajtur, Reja shpjegon: “Është një pikë referimi, por në Parmë pashë një dëshirë të madhe nga të gjithë për të luftuar.
Unë kur erdha nuk i kërkova asgjë Lotitos, shpresova ta bëjë për vete…”. Tani duhet arritur shpëtimi, por jo vetëm: “Kjo skuadër mund të ketë ambicie të tjera nga shpëtimi, ka vlera për në mes të renditjes. Lotito? E njoh pak, por vendosja ishte pozitive. Nga ana tjetër edhe unë jam një tip i vështirë të drejtohem dhe do të kemi mundësinë të njihemi…”. Në fund, një batutë për Zaraten, i cili e nisi ndeshjen ndaj Parmës nga stoli: “Gjatë javës nuk m’u duk në formë. Është një lojtar i rëndësishëm dhe konkurrenca e Flokarit dhe e Rokit do t’i bëjë mirë”.