13 shkurt 2010

Redknapp: Kupa FA është prioritet

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se triumfi në Kupën FA këtë sezon është prioritet.
Redknapp nuk është duke e marrë lehtë ndeshjen e radhës të Kupës FA në udhëtim te Bolton Wanderers. Pas eliminimit të Manchester United, Arsenal dhe Liverpool, kupa paraqet në mundësi shumë të mirë për Spurs.
“Është një prioritet i madh për ne. Ne dëshirojmë të jemi në Wembley këtë vit, andaj kjo është një ndeshje e madhe. Ne ende jemi në garë për pozitën e katërt, por dëshirojmë të jemi në Kupë. Është një mundësi e madhe për ne”, ka thënë Redknapp./