05 shkurt 2010

Poyet lavdëron Ajdareviçin

Trajneri i Brighton and Hove Albion, Gus Poyet, e ka lavdëruar mesfushorin kosovar, Astrit Ajdareviç, i cili po testohet në skuadrën e tij, që garon në Ligën e tretë angleze. Poyet ka thënë se Ajdareviç po tregon paraqitje të mira në prova tek ekipi tij, por kërkon ende më shumë nga kosovari, në mënyrë që ta bindë atë për ta mbajtur në skuadër.
“Kam mbajtur lidhjet me të. Kam folur me shumë njerëz rreth tij dhe më pas e kam sjell këtu. Ai është paraqitur shumë mirë në përgatitje, por kjo nuk do të thotë se jemi duke nënshkruar kontratë me të”, ka thënë Poyet, për uebfaqen theargus.co.uk.
Ka qenë e paraparë që Astrit Ajdareviç të inkuadrohet në lojën miqësore ndaj QPR, që ka qenë dashtë të zhvillohej të mërkurën, por që është anuluar. Ajdareviç ka kontratë me Leicester Cityn, por mosaktivizimi me këtë skuadër ka bërë që të kërkojë klub të ri.